Momenti dramatik kur dy parashutistët përplasen në ajër dhe përfundojnë në det

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 14:12

Momenti dramatik kur dy parashutistët përplasen në ajër dhe përfundojnë në det

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 14:12

Një video vërtet dramatike ka fiksuar momentin kur dy parashutistë u përplasën në ajër me njëri-tjetrin dhe ranë në det, në qytetin turk Oludeniz, të dielën.

Video e siguruar nga Reuters dhe televizioni lokal turk, Mugla TV, tregon dy sportistët që po fluturonin gjatë zhvillimit të një festivali ndërkombëtar, të cilët bien në det pas përplasjes dramatike. Ata mbetën të lënduar dhe pasi u nxorën nga deti, u dërguan në spital.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm i festivalit sportiv, pasi në të njëjtën ditë një grua ukrainase ra në det pasi humbi kontrollin gjatë fluturimit.

Rreth 2000 sportistë nga 60 vende morën pjesë në këtë ngjarje sportive të zhvilluar në Oludeniz, një destinacion i njohur për sportet ekstreme ajrore.