Penalltia në fundin e ndeshjes, Inzaghi “shpërthen” kundër arbitrave

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 10:04
simone 1024x576

Penalltia në fundin e ndeshjes, Inzaghi “shpërthen” kundër arbitrave

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 10:04

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, u shfaq i tërbuar pas përfundimit të ndeshjes Inter-Juve, që përfundoi në barazim 1-1, me bardhezinjtë që shënuan vetëm në fund të takimit, pas një penalltie të akorduar me VAR.

“Më vjen shumë keq sepse bëmë një ndeshje të madhe. Guida (arbitri i VAR-it) na hoqi një fitore që e meritonim. Një minutë nga fundi, Guida edhe mund të mos e thërriste arbitrin e ndeshjes sepse penalltia edhe mund të mos jepej”, deklaroi trajneri i zikaltërve.

“Arbitri ishte dy metra larg, shikon gjithçka dhe thotë që loja mund të vazhdojë. Pastaj, e thërrasin në VAR. Meritonim më shumë nga kjo ndeshje”, shtoi Inzaghi.

Në minutën e 87, në vijën e zonës së rreptësisë së Interit, Dumfries godet Alex Sandron në pulpë. Në pamje të parë, duket gjithçka normale, por ndërhyn VAR-i që i kërkon kryesorit Mariani të konsultojë pamjet. Nga to duket qartë se holandezi i Interit godet mbrojtësin juventin mbi vijën kufizuese të 16 metrave. Arbitri akordon penallti dhe Dybala barazon rezultatin.