Sherri i pazakontë, plazhisti përdor krokodilin si armë

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 22:24

Sherri i pazakontë, plazhisti përdor krokodilin si armë

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 22:24

Një sherr mes dy personave mori një zhvillim të pazakontë, kur njëri prej tyre përdori një krokodil të vogël për të larguar kundërshtarët.

Ngjarja u regjistrua në plazhin e Macumbas në Rio De Janeiro të Brazilit, ku kalimtarët e rastit filmuan të çuditur të gjithë sherrin.

Një roje plazhi tentoi të ndante personat, por u gjet i papërgatitur kur burri e hodhi krokodilin në drejtim të tij.

Më pas ndërhyri policia që qetësoi situatën dhe e dërgoi krokodilin në parkun e qytetit.