Shiten për 1.47 milionë dollarë në ankand atletet e Michael Jordan

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 09:49

Shiten për 1.47 milionë dollarë në ankand atletet e Michael Jordan

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 09:49

Një palë atlete të veshura nga ylli amerikan i basketbollit, Michael Jordan, janë shitur për një shifër rekord prej 1.47 milionë dollarësh në ankand.

Jordan i përdori ateletet e bardha me të kuqe të Nike Air Ships gjatë sezonit të tij të parë me Chicago Bulls në 1984. Ky ishte viti kur ai dhe Nike filluan bashkëpunimin e tyre për të krijuar markën e tij të firmës së rrobave dhe këpucëve.

Ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për këpucët e përdorura në lojë nga çdo sport.

Jordan shihet nga shumë njerëz si lojtari më i mirë në historinë e basketbollit. Ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me Chicago Bulls dhe u bë një ikonë globale që ndihmoi në ngritjen e profilit të NBA-së në mbarë botën. Jordan, i cili doli në pension në 2003, u bë lojtari i parë miliarder në historinë e NBA.