Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç, në SHBA mund të nisë në fillim të nëntorit

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 13:00 | Bota
Vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç, në SHBA mund të

“Mënyra më e mirë për ta mundur pandeminë është të kemi një numër maksimal personash imunë. Kjo është ajo që na ofron vaksina dhe nëse përfshijmë fëmijët virusi bën gati valixhet”, u shpreh Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Francis Collins. Pfizer i ka bërë gati valixhet, dhe ështe në pritje për shpërndarjen e vaksinës së Covid-19 për fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç. Do të jenë dy doza, një e treta e dozës normale secila, që do të jepen 3 javë larg njëra-tjetrës. Pfizer thotë se është 90 për qind efektive kundër infektimit simptomatik.

Këshilltarët e FDA për vaksinat, pritet të takohen të martën dhe të rekomandojnë përdorimin tek kjo grupmoshë, pasi  më herët rregullatori amerikan tha se përfitimet e vaksinës te fëmijët i tejkalojnë rreziqet.

Pra nëse FDA-ja do të japë autorizimin për përdorim emergjent, Pfizer është gati të nisë shpërndarjen.

“Nëse edhe CDC e miraton, do të jetë e disponueshme për përdorim rreth 4 dhe 5 nëntorit. Atëherë mund të shkoni të vaksinoni fëmijët tuaj”, tha komisioneri i FDA Dr. Scott GottliebIsh.

28 milionë fëmijët që i përkasin kësaj grupmoshe, mund të marrin dozën e parë pas një jave e gjysmë. Por fjala e fundit i takon prindërve.

“Prindërit duhet të dëgjojnë me vëmendje çfarë thonë ekspertët. Të shohim çfarë do të thonë, por të dhënat duhen premtuese”, tha dr. Francis Collins.

Ndërsa drita jeshile nuk ka ardhur ende, ekspertët duket se janë të një mendimi; vaksinimi i fëmijëve është thelbësor në mundjen e pandemisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë