Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vdes aktori i “Friends”, vuante nga kanceri që prej vitit 2018

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 11:01 | Showbiz

“Friends”-at humbën një mik të mirë të dielën. Aktori amerikan, James Michael Tyler, i njohur për rolin e Gunther në serialin e famshëm, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

“Tyler vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, mëngjesin e së dielës. Nëse e takoje një herë, atë e bëje shok për jetë”, thuhej në një deklaratë të menaxherit të tij.

Që prej vitit 2018, aktori vuante nga kanceri në prostatë, që më pas u përhap edhe në kocka. Personazhi i Tyler në serialin “Friends” punonte si kamarier dhe menaxher në kafenenë e frekuentuar nga shokët, në Central Perk.

Ai ishte i dashuruar me Rachel, personazh i interpretuar nga Jennifer Aniston. Të gjithë protagonistët e serialit i bënë homazh 59-vjeçarit në rrjetet sociale. 

https://www.instagram.com/p/CVb2XjnsUNA/

A2 CNN Livestream

Dita jonë