Vërshëllima e frikshme në urën më të famshme në botë

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 14:25

Vërshëllima e frikshme në urën më të famshme në botë

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 14:25

Më shumë se 6 milionë persona në Kaliforni dhe shtete të tjera të perëndimit amerikan janë prekur nga moti i keq, me përmbytje dhe stuhi të forta që kanë goditur sidomos qytetet bregdetare.

Por kjo nuk ka penguar kureshtarët e shumtë në San Francisko që të vrapojnë të kalojnë mbi urën “Golden Gate” për të dëgjuar vërshëllimën e frikshme të erës, që e bën udhëtimin të duket si një skenë nga ndonjë film horror. Gjatë gjirit të San Franciskos era është aq e fortë saqë kur përplasej në litarët e hekurt të urës dukej si një vërshëllime.

Ura 88-vjeçare, është ndoshta ura më e famshme në botë, një simbol i San Franciskos dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.