Vettingu në politikë, Kola: Vazhdojmë akuzojmë se ne jemi hajdutë, por pala tjetër është më shumë

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 21:00

Vettingu në politikë, Kola: Vazhdojmë akuzojmë se ne jemi hajdutë, por pala tjetër është më shumë

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 21:00

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Vehap Kola u shpreh në emisionin Debat në A2 se vettingu i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë është hapi i parë për tejkalimin e tranzicionit në Shqipëri.

Sipas tij, duhet t’i jepet fund politikës së akuzave se njëra palë është më e korruptuar se tjetra dhe për këtë arsye sheh pikërisht vettingun si zgjidhje.

“Ajo që ka nisur opozita është gjëja më e domosdoshme që i është dashur politikës shqiptare prej vitesh. Vettingu i politikanëve, testimi, hetimi i pasurive të personave që kanë pasur detyra të larta, që nuk janë marrë biznese, është A e tejkalimit të tranzicionit. Kemi 30 vite në tranzicion që ngatërrohemi me këmbët tona që akuzojmë se ne jemi me të vërtetë hajdutë, por pala tjetër është më hajdute se ne. Kështu që ky kapitull i dy palëve të korruptuara dhe dy grupimeve të korruptuara marrin në kontroll politikën, kontrollojnë dhe mënyrën sesi bëhet karrierë në politikë edhe brenda PD deri sot, është hapi minimal që të nisë të bëhet politikë moderne”, tha Kola.