Zjarr në anijen e mbushur me lëndë toksike, alarm në Kanada

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 10:05
anija kanada 1024x576

Zjarr në anijen e mbushur me lëndë toksike, alarm në Kanada

Përditësuar më: 25/10/2021, ora 10:05

Ka shqetësim në brigjet e Kanadasë për fatin e një anije transporti gjigant, brenda së cilës u përhap një zjarr masiv.

Bëhet fjalë për anijen MV Zim Kingston, dhe alarmi vjen nga fakti që anija mban në kontejnerët e saj substanca toksike, ende të paspecifikuara nga autoritetet kanadeze, që po punojnë në mënyrë të ngushtë me ato amerikane për menaxhimin e situatës që mund të shkaktojë dëme mjedisore të mëdha në zonën e British Columbia dhe jo vetëm.

Bëhet e ditur që 16 persona nga ekuipazhi kanë braktisur anijen, ndërkohë që 5 heronj po luftojnë ende me flakët.