Berisha nuk fsheh më ambiciet: Do jem pjesë e garës për kreun e partisë

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 21:24
26 TETOR BERISHA KAVAJE frame 83530 1024x576

Berisha nuk fsheh më ambiciet: Do jem pjesë e garës për kreun e partisë

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 21:24

Nga “Foltorja” e Kavajës, ish kryeministri Sali Berisha e tha qartë se do të jetë pjesë e garës për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Berisha iu bëri thirrje delegatëve që të firmosin për thirrjen e Kuvendit, ku do të ndryshohet statuti dhe mesa duket dhe kryetari i partisë.

“I them pengut që prej dy muajsh mediat e kontrolluara nga qeveria e marrin në mbrojtje se është i pashpresë. Ndaj dhe ftoj çdo delegat të Kuvendit të firmosë për mbledhjen e Kuvendit, për ndryshimet statutore, për ta shndërruar statutin në librin e rregullave të lirisë dhe dinjitetit tonë. Të firmosë që të sjellim primaret, të firmosë që të rikthejë referendumin. Të firmosë, natyrisht që të hapim një garë në të cilën garantoj se çdo njeri do të ketë një garë të lirë. Natyrisht një prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha”, u shpreh ish-kryeministri.