Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Duhet të ushqejmë fëmijët e tjerë”, familja shet foshnjën për 500 dollarë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 13:22 | Bota

Familjet e varfra afgane kanë nisur që të shesin foshnjat e tyre për t’u ushqyer.

Gazetarja e BBC, Yogita Limaye, e cila shkoi në një fshat të Heratit, foli me një nënë e cila e kishte shitur vajzën e saj të vogël për 500 dollarë, në mënyrë që të ushqente fëmijët e tjerë.

Blerësi është një burrë i paidentifikuar, i cili u tha prindërve se vajzën po ua blen që ta rrisë vetë dhe më pas ta martojë me djalin e tij. Ai ka lënë kapar 250 dollarë dhe do të kthehet me pjesën tjetër të parave kur vajza të nisë të ecë.

Një ditë më parë, Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara, publikoi një raport ku paralajmëronte se miliona afganë do të vuajnë nga uria këtë dimër dhe kjo krizë humanitare mund të shmanget vetëm me veprime urgjente.

Më shumë se gjysma e popullatës, rreth 22.8 milionë njerëz, do të përballen me pasiguri akute ushqimore, teksa 3.2 milionë fëmijë nën 5 vjeç do të vuajnë nga kequshqyerja. Afganistani tani është shndërruar një ndër krizat më të këqija humanitare të botës, në mos më e keqja”, thekson Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se situata po degradon deri në një katastrofë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani