Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ish-anëtari i Kushtetueses: Reforma në drejtësi u bë për të shkatërruar sistemin. Juristja: Të shkarkuarit e vetingut, nuk duhet të jenë as avokatë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 21:02 | Aktualitet
Ish-anëtari i Kushtetueses: Reforma në drejtësi u bë

Tema e emisionit “Debat” në A2 CNN këtë të martë ishte vetingu në politikë, por të ftuarit juristë dhe avokatë e përqendruan debatin e tyre, me tone shpesh edhe të ngritura, te vetingu në sistemin e drejtësisë.

Për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, vetingu në sistemin e drejtësisë është i përshtatur vetëm për vendin tonë. Ai theksoi se këtë proces nuk do ta pranonin edhe vendet e botës së tretë.

Por kjo u kundërshtua nga juristja Enida Bozheku. “Nuk është kështu. Nuk është vetëm Shqipëria subjekt i reformës në drejtësi. Rumania, Bullgaria, Hungaria, kanë kaluar reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është e shpikur për vende të korruptuara të lindjes”.

“95% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar janë shkarkuar për nenin 63, pamjaftueshmëri të deklarimit, për gabime 500 apo 1 milion lekë dhe jo për korrupsion, të inkriminuar. Reforma në drejtësi u duhej për të mos pasur sistem drejtësie Shqipëria. Nuk funksionon asgjë”, tha ish-anëtari i Kushtetueses.

Juristja shkoi edhe më tej, duke theksuar se juristët dhe prokurorët që ngelën në veting nuk duhet të punojnë si avokatë.

https://a2news.com/2021/10/26/a-mund-te-beje-spak-u-vetingun-ne-politike-bozheku-do-te-humbiste-nga-misioni-i-tij-primar/
https://a2news.com/2021/10/26/vetingu-ne-drejtesi-ish-anetari-i-kushtetueses-e-ka-futur-te-gjithe-mekanizmin-shteteror-ne-nje-qerthull-te-rrezikshem/
https://a2news.com/2021/10/26/juristja-ne-debat-gjyqtaret-qe-e-dine-qe-do-te-ngelin-ne-vetting-po-japin-vendime-te-padrejta/
https://a2news.com/video/avokati-isuf-shehu-ne-debat-situata-qe-ne-ti-kerkojme-leje-spak-ut-per-tu-perfshire-ne-politike-eshte-absurde/

A2 CNN Livestream

Dita jonë