Kriza energjetike, Berisha: Sihariqi i Ramës në mandatin e tretë

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 18:10
Screenshot 6 11 1024x568

Kriza energjetike, Berisha: Sihariqi i Ramës në mandatin e tretë

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 18:10

Sali Berisha sulmoi edhe njëherë kryeministrin Edi Rama nga Kavaja për çështjen e krizës së mundshme energjetike që mund të prekë vendin tonë.

Sipas Berishës, sihariqi që Rama dha me nisjen e mandatit të ishte kriza energjetike. Ai shtoi se kjo krizë u krijua nga vetë kreu i qeverisë për të vjedhur.

“Sihariqi i Ramës në mandatin e tretë ishte kriza energjetike, të cilën e krijoi vetë. Më 31 korrik kaskada ishte në kuotë maksimale. Ai me grykësi shiti tek firmat e veta, energjinë, rezervën strategjike me çmim shumë të ulët. Zbrazën me shpejtësi kaskadën për 1 muaj, ditë e natë duke shitur dhe vjedhur dhe tani e blejnë energjinë me 250 euro kilovatin. Vazhdon me klientelën mafioze, porte, aeroporte për t’iu nxirë të ardhmen shqiptarëve. Në 8 vite Edi Rama mbylli dyert Europës për Shqipërinë”, u shpreh Berisha.