Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Messi është i izoluar, jam i shqetësuar për të”

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 08:38 | Futboll
“Messi është i izoluar, jam i shqetësuar për

Leo Messi pati një performancë të “zbehtë” ndaj Marseille ditën e diel. Argjentinasi duket sikur nuk e ka gjetur ende vendin e tij te PSG dhe kjo gjë ka bërë që Thierry Henry, ish-legjenda e Arsenalit, të bëjë një analizë shqetësuese për ish-yllin e Barcelonës.

“Është i izoluar, e prek më pak topin. Nuk po them që është i trishtuar, por i izoluar. Unë dua ta shoh gjithmonë Messin në qendër të lojës, aty ku ai mund t’i japë ritëm manovrës. Duhet gjetur një zgjidhje që Messi, Mbappe dhe Neymar të luajnë bashkë. Por, mendoj se Messi nuk mund të bëjë diferencën duke luajtur në të djathtë të sulmit, pasi nga aty merr pjesë më pak në lojë”, u shpreh Henry.

Sipas ish-lojtarit të kombëtares së Francës, PSG është dizenjuar për Mbappe: “Messi nuk flet shumë, flet vetëm me topin. Për momentin, është ekipi i Mbappe. Topi shkon më shumë tek ai”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani