Milan rigjen “pjesët” për ndeshjen ndaj Romës

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 13:19
diaz theo

Milan rigjen “pjesët” për ndeshjen ndaj Romës

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 13:19

Milan ka rekuperuar edhe Brahim Diazin. Një ditë pasi Theo Hernandez doli negativ në testin e Covid-19, edhe organizatori spanjoll rezultoi negativ, duke u bërë i mundur bashkimi i tij me ekipin.

Por, për ndeshjen e sotme është grumbulluar vetëm mbrojtësi francez, ndërsa Diaz do të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës, ndaj Romës.

Me këto dy rikthime, Milan ka të dëmtuar aktualisht këta lojtarë: Plizzari, Maignan, Florenzi, Messias, Rebic dhe Castillejo.