Milani nuk ndalet në Serie A, dështon edhe Torino në “San Siro”

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 22:51
giroud 1024x569

Milani nuk ndalet në Serie A, dështon edhe Torino në “San Siro”

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 22:51

Me një fytyrë krejt të kundërt nga Champions League, Milani vijon të shkëlqejë këtë fillim sezoni në Serinë A.

“Viktima” e 9 në 10 ndeshjet e para të kampionatit ka qenë Torino, e cila është mposhtur me një gol nga Giroud. Sulmuesi francez e dërgoi topin në rrjetë pas vetëm 14 minutash lojë.

Me këtë fitore, Milani është ngjitur i vetëm në krye të Serie A me 28 pikë, duke lënë Napolin në vendin e dytë me 25 pikë, por me një ndeshje më pak.

Në dy takimet e tjera të javës së 10 në Serie A të luajtura këtë të martë, Salernitana fitoi 1-2 në Venezia, ndërsa sfida Spezia-Genoa u mbyll në barazim 1-1. Edhe në këtë takim, Rey Manaj qëndroi në stol.