Mourinho fal Kumbullën, por jo 4 futbollistët e tjerë

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 17:18
kumbulla 1011x579

Mourinho fal Kumbullën, por jo 4 futbollistët e tjerë

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 17:18

Pas humbjes turpëruese 6-1 nga norvegjezët e Bodø/Glimt në Konferencë Ligë, trajneri i Romës, Mourinho përjashtoi nga ekipi i parë disa lojtarë për të cilët pati kritika të ashpra duke i vlerësuar si jo të aftë për të veshur bluzën e Romës.

Futbollistët, pjesë e të cilëve ishte edhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, u lanë jashtë skuadrës në barazimin pa gola ndaj Napolit.

Por pas kësaj ndeshje, trajneri portugez ka reaguar dhe ka rikthyer mbrojtësin shqiptar me ekipin e parë në sfidën e së mërkurës ndaj Cagliarit, por jo 4 futbollistët e tjerë.

Kumbulla bëri një paraqitje të shkëlqyer më 12 tetor në takimin Shqipëri-Poloni, duke mbuluar këmba-këmbës Lewandowskin, ndërsa me bluzën e Romës nuk e ka bindur asnjëherë deri tani trajnerin portugez.