“Non grata” nga SHBA, Berisha: Gjykata e Parisit pranoi padinë time ndaj Blinken

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 18:21

“Non grata” nga SHBA, Berisha: Gjykata e Parisit pranoi padinë time ndaj Blinken

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 18:21

Nga Kavaja, ish-kryeministri Sali Berisha ndau lajmin se gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të Shtetit. Berisha ftoi sekretarin Blinken të depozitojë në gjykatën e Parisit të gjitha provat që ka ndaj tij.

“Kam kënaqësi dhe krenari të ndaj me ju për herë të parë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e Shtetit, Blinken të dërgojë në gjykatën e Parisit çdo provë apo dokument që ka për mua, por ju garantoj se ka zero, zero, zero. Ndaj dhe problemin tim unë e kisha zgjidhur, kisha zgjedhur rrugën dhe këtu para jush dua të them rroftë drejtësi”, u shpreh Berisha.

Një ditë pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur një padi në Francë ndaj shefit të diplomacisë amerikane, Anthony Blinken.