Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Projekti në Gjirokastër, nis restaurimi i banesave karakteristike

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 12:53 | Aktualitet

Më në fund në qytetin që ruhet ndërkombëtarisht për vlerat e trashëgimisë që mbart, ka filluar zbatimi i një projekti që synon të ruajë dhe të shpëtojë nga shkatërrimi pikërisht vlerat e karakteristikat e banesave për të cilat Gjirokastra mbrohet nga UNESCO që nga viti 2005.

“Ata janë përfshirë në çatitë kryesore të Gjirokastrës, në lagje si Palorto, Dunavatit dhe pazarit të Vjetër, që kanë pasur problematika ndër viteve, dhe vizitohesh shume nga turistet”, thotë Vasil Polo, specialist i DRTK.  

Në këtë kuadër, në Gjirokastër ka mbërritur edhe një grup studentësh të degës se arkitekturës, të cilët veç punës vullnetare që po kryejnë, përvetësojnë njëherazi edhe njohuritë që kanë fituar.

Megjithatë, një problem tejet shqetësues për Gjirokastrën, është mungesa e arkitektëve dhe arkeologëve, pasi të gjithë personat që përfundojnë studimet dhe diplomohen në këto dy degë shumë të rëndësishme nuk preferojnë të kthehen për të ushtruar profesionin e tyre.

“Ky qytet është bërë nga gjirokastritët, ne kërkojmë ndihmën e tyre, dhe në çdo takim ne kërkojmë që ata të kthehen”, thotë kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi.  

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi

Momentalisht ndërhyrja do të kryhet në 30 objekte ndërsa janë evidentuar 70 banesa, që kanë nevojë për ndërhyrje restauruese duke ruajtur karakteristikat e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani