Rreth 15 mijë tifozë në derbi, Halili: Të kishim mundësi, stadiumin e mbushnim plot

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 10:49

Rreth 15 mijë tifozë në derbi, Halili: Të kishim mundësi, stadiumin e mbushnim plot

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 10:49

Tifozët u kthyen në masë në stadium. Pas afro dy vjetësh mes masave shtrënguese nga pandemia, derbi u luajt në një atmosferë elektrizuese. Të pranishëm në Arenën Kombëtare ishin rreth 15 mijë spektatorë, e përkthyer në afro 60% e kapacitetit të stadiumit, edhe pse rregullat në fuqi lejojnë vetëm 30% të tifozëve.

Refik Halili, Presidenti i Tiranës, u shpreh: “Po të kishim mundësi, stadiumi do të ishte i mbushur plot. Tirana i ka dyert e hapura për të gjithë, sepse na bëjnë mirë tifozët. Na bëjnë mirë për skuadrën, për të ardhurat dhe për të gjithë klubet. Ku t’i gjejmë që të jenë në stadiume”.

Halili u shpreh i kënaqur për ecurinë e bardhebluve drejt objektivit për të fituar titullin kampion: “Kampionati do të jetë shumë i fortë. Jemi të kënaqur sepse jemi në vendin e parë. Duhet të vazhdojmë këtë rrugë. Ashtu siç e kemi nisur, të shkojmë deri në fund”.