Ze Maria: Titulli nuk fitohet në derbi, një ditë mund të kthehem

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 11:58

Ze Maria: Titulli nuk fitohet në derbi, një ditë mund të kthehem

Përditësuar më: 26/10/2021, ora 11:58

José Marcelo Ferreira, i njohur edhe si Zé Maria, u kthye në Tiranë për të ndjekur derbin. Ish-lojtari i Parmës, Perugia dhe Inter, analizoi suksesin e bardhebluve përballë Partizanit, duke paralajmëruar se derbi shërben për motivim, por titulli fitohet duke mos e ulur ritmin në asnjë ndeshje.

“Tirana është një skuadër e madhe, të mundësh një rival direkt është gjithmonë shumë e rëndësishme. Kampionati nuk fitohet vetëm me këto ndeshje, por duke fituar edhe sfidat e tjera. Besoj që janë në rrugën e duhur dhe të fitosh derbin është tejet e rëndësishme për moralin”, thotë ai për A2 CNN.  

Ze Maria ka punuar në stolin e Tiranës nga viti 2017 deri më 2018-ën. Ai fitoi Superkupën e Shqipërisë dhe u shpall kampion i Kategorisë së Parë

Braziliani ka punuar në stolin e Tiranës nga viti 2017 deri më 2018-n. Ai fitoi Superkupën e Shqipërisë dhe u shpall kampion i Kategorisë së Parë, duke rikthyer bardheblutë në elitë. Por, aventura në Superiore zgjati pak, pas vetëm 8 pikëve në 8 javët e para. Për momentin, rikthimi nuk është opsion, por Zé Maria lë të hapur çdo mundësi.

“Erdha thjesht të shoh derbin. Në futboll nuk i dihet kurrë nëse mund të rikthehesh, por jo për momentin. Jam ndjerë shumë mirë në Tiranë dhe te klubi i Tiranës. Qyteti më pëlqen, vendi më pëlqen. Ndoshta një ditë mund të kthehem, përse jo. Mbetet një mundësi e mirë”, përfundon braziliani.