Debate në komisionin hetimor të zgjedhjeve, Alibeaj i kërkon Gardës të largojë Lefterie Luzin

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 13:00

Debate në komisionin hetimor të zgjedhjeve, Alibeaj i kërkon Gardës të largojë Lefterie Luzin

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 13:00

Sikurse bënë në seancën e kaluar, edhe këtë herë deputetët socialistë u larguan nga salla gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Debatet në lidhje me miratimin e rregullores u bënë sërish shkak i largimit të mazhorancës.

Deputetët demokratë vijuan mbledhjen, ndërsa kolegët e tyre socialistë u rikthyen në sallë vetëm për disa minuta, për t’u larguar përfundimisht menjëherë më pas.

Pas largimit të socialistëve, kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj, debatoi me ish-kryetaren e KQZ, Lefterie Luzi, e cila është aktualisht drejtoreshë e shërbimit në Kuvend. Ajo kërkoi mbylljen e mbledhjes për shkak të mungesës së kuorumit dhe ndërprerjen e sinjalit, por kjo kërkesë u refuzua nga Alibeaj, i cili urdhëroi punonjësit e Gardës që të nxirrnin jashtë zonjën Luzi.

Pavarësisht largimit të Luzit, Kuvendi ndërpreu transmetimin e mbledhjes së komisionit, për shkak se sipas saj, mungonte kuorumi për vijimin e mbledhjes pas largimit të deputetëve socialistë.

Por në një njoftim për mediat, PD tha se do të vijojë mbledhjen dhe do ta transmetojë live përmes llogarisë së saj në Facebook.

Vijon…