Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Doza e tretë e vaksinës, epidemiologu: Ka njerëz që kanë imunitet të mjaftueshëm, mjeku i familjes mund ta rekomandojë më mirë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 20:22 | Aktualitet
Doza e tretë e vaksinës, epidemiologu: Ka njerëz që

I ftuar në Debat në A2 CNN me Alba Alishanin, ku u diskutua në lidhje me dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh se mjeku i familjes mund të japë një mendim më të saktë, pasi mund të ketë persona, të cilët kanë kaluar koronavirusin, ka marrë edhe të dy dozat e vaksinës dhe kanë një mbrojtje të mjaftueshme ndaj virusit.

“Ai që është dhe i infektuar i bie që ka marrë 3 doza, nëse ka bërë edhe dy dozat e vaksinës. Efektiviteti natyror është edhe më i fortë. Por, këtu ne flasim për të moshuarit apo persona të rriskuar. Për këtë duhet të shohë edhe mjeku kurues. Kur ne kemi të bëjmë me një person të shëndetshëm, që ka montuar mbrojtje imunitare të mjaftueshme, ndoshta nuk është e nevojshme për të bërë dozën e tretë. Ne këtu po flasim për njerëz që ose s’e kanë kaluar dhe kanë marrë dy doza ose njerëz me probleme të tilla shëndetësore që nuk kanë arritur të montojnë një përgjigje imunitare adapte kur kanë kaluar sëmundjen në mënyrë natyrore.

Këtu lind pyetja, nëse këta njerëz nuk kanë arritur të krijojnë me dy dozat e mëparshme të krijojnë këtë mbrojtje të mjaftueshme? Bëhet fjalë për njerëz shumë të brishtë, për të cilët çfarëdollojtë ndihmë që t’u japim është një e mirë për ta. Mjeku i familjes mund ta rekomandojë më mirë”, u shpreh Alimehmeti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli