Gjuha e urrejtjes, fenomen prezent në vend, nuk mungon as gjuha fyese nga politikanë

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 19:35

Gjuha e urrejtjes, fenomen prezent në vend, nuk mungon as gjuha fyese nga politikanë

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 19:35

Në Shqipëri, kuadri ligjor është i mirërregulluar, por komentet fyese, raciste e madje në disa raste denigruese vijon të mbetet prezente.

Kështu shprehet Komisioni Europian në raportin e progresit, dokument në të cilin i sugjeron institucioneve të ashpërsojnë masat ndaj atyre që përdorin gjuhën e urrejtjes.

Në një aktivitet mbi këtë tematikë të organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ky i fundit solli edhe një rast konkret të gjuhës diskriminuese të përdorur nga një ish anëtar i Parlamentit.

Urim Bajrami, i cili foli nga pozita e Kryetarit të Këshillit të Ankesave në Autoritetin e Mediave Audiovizive, referuar rasteve të marra në shqyrtim nga ky institucion, tha se në vend fenomeni i gjuhës së urrejtjes është i kufizuar në raste sporadike, duke mos pasur përmasa shqetësuese.

Gjuha e urrejtjes në vend, në segmente të ndryshëm kohorë ka marrë vëmendje të veçantë. Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, refugjatët nga Lindja e Mesme gjatë vitit të shkuar apo ardhja e qytetarëve afganë kanë shënuar edhe momentet ku komentet fyese e raciste kanë marrë përmasa shqetësuese.