Incidentet në derbi, Disiplina me dorë të hekurt ndaj Tiranës dhe Partizani

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 18:22
WhatsApp Image 2021 10 25 at 20.16.19 869x579

Incidentet në derbi, Disiplina me dorë të hekurt ndaj Tiranës dhe Partizani

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 18:22

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë dëmtime shumë të ashpra në lidhje me incidentet e regjistruara gjatë ndeshjes derbi mes Tiranës dhe Partizanit.

Kështu, të dyja ekipet e kryeqytetit dënohen me nga 200 mijë lekë gjobë për sjelljen e gabuar të tifozerive si dhe duhet të paguajnë dëmet e shkaktuara në shkallët e stadiumit “Air Albania”.

Dënimi për Partizanin është dhe më i rëndë pasi do të duhet të luajë 4 ndeshje pa spektatorë dhe 2 ndeshje pa trajneri Ilir Daja, i cili mori një sanksion për kundërshtimin e vendimeve të gjyqtarit kryesor.

Gjithashtu me masa administrative për sjelljen e gabuar të tifozerive u dënuan dhe Egnatia, Teuta, Vllaznia, Skënderbeu dhe Luzi.