“Jam futbollist dhe homoseksual!”. Lojtari i parë në aktivitet që pranon prirjet ndryshe

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 15:34
c89ab8e9c59e878aede70e26c2599bd6 1024x577

“Jam futbollist dhe homoseksual!”. Lojtari i parë në aktivitet që pranon prirjet ndryshe

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 15:34

“Jam futbollist dhe jam homoseksual”. Këto ishin fjalët e shkruara në një postim në rrjetet sociale për të zbuluar prirjet e tij seksuale, nga Joshua Cavallo, lojtar i Adelaide United në Australi.

Ai bëhet kështu lojtari i parë në aktivitet që pranon hapur se është homoseksual. Këtë e kishte bërë më parë ish-mesfushori i Gjermanisë, Thomas Hitzlsperger, por në vitin 2014, një vit pasi kishte lënë zyrtarisht futbollin e luajtur.

“Jam lodhur duke jetuar këtë jetë të dyfishtë. Shpresoj të mos e përjetojë askush tjetër. Gjithmonë jam fshehur sepse më vinte turp që po bëja të që doja, duke qenë njëkohësisht homoseksual. Doja vetëm të luaja futboll dhe të isha si gjithë të tjerët”, shkruan Cavallo në Twitter.

Bota e futbollit i ka dalë menjëherë në mbështetje, me shumë lojtarë që kanë shprehur përkrahjen e tij, mes të cilëve Gerard Pique dhe Antoinne Griezmann.