Kërkuan më shumë takime mujore dhe refuzuan ushqimin, të burgosurit e Burrelit formalizojnë kërkesat

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 12:00
burrel 1024x576

Kërkuan më shumë takime mujore dhe refuzuan ushqimin, të burgosurit e Burrelit formalizojnë kërkesat

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 12:00

Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrelit kanë formalizuar kërkesat e tyre pas bisedimeve me drejtues të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Burime pranë këtij institucioni bëjnë me dije se pas negociatave, të burgosurit i kanë kanalizuar kërkesat e tyre në rrugë zyrtare, duke ua dërguar disa institucioneve përgjegjëse.

Po ashtu, mësohet se aktualisht vetëm 20 nga 70 të burgosurit që refuzuan ushqimin, vijojnë që të bëjnë rezistencë.

Të burgosurit e burgut të sigurisë së lartë në Burrel refuzuan të hënën ushqimin e institucionit, pasi kërkonin rritjen e numrit të takimeve mujore dhe zgjerimin e rrethit familjar në takime.

Këto kërkesa tashmë ata i kanë dërguar në rrugë zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë.