Krijohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror dhe Shëndetësor

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 14:39
27 TETOR MBLEDHJA E QEVERISE frame 34833 1024x576

Krijohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror dhe Shëndetësor

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 14:39

Ministrja e Shëndetësisë tha se Qeveria ka miratuar krijimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror dhe Shëndetësor, e cila do të nisë punën në janar të vitit 2022.

“Është një institucion i ri që shkrin dhe bashkërendon shërbimet e dy institucioneve, do të arrijmë që të akreditojmë të gjithë institucionet e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror publik dhe jopublik për të rritur cilësinë e shërbimeve. Agjencia e re e cila do të fillojë funksionimin e saj në janar 2022, do të certifikojë profesionistët e shëndetësisë”, tha ministrja.

Ajo vuri në dukje se përmes kësaj agjencie do të bëhet e mundur që qytetarët shqiptarë të marrin shërbime cilësore në të gjitha strukturat e kujdesit shëndetësor dhe atij social.

Manastirliu tha se një ditë më parë kanë mbërritur në vendin tonë edhe 116 mijë doza të vaksinës anti-Covid Pfizer, duke e çuar në 2,4 milionë numrin total të dozave në vendin tonë. Ndërkohë, konfirmoi ministrja, nga data 1 nëntor do të nisë edhe vaksinimi me dozën e tretë, për personat që kanë marrë dozën e dytë të paktën 6 muaj më parë.