Kriza e energjisë, Balluku: Garanci sovrane prej 10 miliardë lekësh

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 14:34

Kriza e energjisë, Balluku: Garanci sovrane prej 10 miliardë lekësh

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 14:34

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se “është marrë vendimi për ofrimin e garancisë sovrane për të vënë në dispozicion 10 miliardë lekë për të mbrojtur familjarët dhe bizneset e vogla” nga kriza e energjisë.

“Çmimet e larta janë problem i madh në të gjithë botën, por ajo që na shqetëson sot më shumë është sasia e disponueshme e energjisë në treg. Ne po krijojmë mundësi për të siguruar sasitë e nevojshme të energjisë”, u shpreh Balluku.

“Qëllimi është krijimi i mburojës për abonentët familjarë dhe për bizneset e vogla, por duke u kujdesur edhe për abonenët e mëdhenj që kërkojnë të blejnë nga operatori i tregut të lirë”, shtoi Balluku.