Kuqeziu kthehet te goli, Uzuni shënon dy herë në kupën e Hungarisë

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 17:07
ferencvaros UZUNI DY GOLA 1024x576

Kuqeziu kthehet te goli, Uzuni shënon dy herë në kupën e Hungarisë

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 17:07

Myrto Uzuni kthehet te goli pas afro një muaji mungesë. Ylli kuqezi shënoi dy herë në fitoren 7-0 që Ferencvaros regjistroi në Kupën e Hungarisë, në fushën e Tokol.

Sulmuesi shqiptar realizoi në minutat 15 dhe 19-të me dy penallti të fituara nga ai vetë, duke i dhënë ekipit avantazhin e përkohshëm 3-0.

Për herë të fundit, Uzuni kishte shënuar më 30 shtator, në ndeshjen e Europa League kundër Betis. Ferencvaros gjen pak qetësi pas këtij suksesi, që e kualifikoi në 1/8 e Kupës dhe tashmë mund të përqendrohet në kampionat, aty ku ecuria në javët e fundit ka qenë larg pritshmërive.