Lojërat dimërore, 100 ditë nga starti i Olimpiadës “Pekin 2022”

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 16:50
MB OLIMPIADA DIMERORE PEKIN 2022 frame 125 1024x576

Lojërat dimërore, 100 ditë nga starti i Olimpiadës “Pekin 2022”

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 16:50

Ka nisur numërimi mbrapsht për edicionin e 29-të të Lojërave Dimërore.

Kanë mbetur vetëm 100 ditë nga starti i Pekin 2022, evenimentit që do të nisë më 4 shkurt me ceremoninë e hapjes, të cilit do t’i paraprijnë sfidat kualifikuese në curling.

Lojërat dimërore do të përfundojnë më 20 shkurt. Sportistët e pranishëm do të konkurrojnë në 15 sporte, teksa në lojë janë 109 medalje të arta.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, në Pekin 2022 do të ketë shtatë disiplina të reja për meshkuj dhe femra.