Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

PD depoziton kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 11:58 | Politikë
PD depoziton kërkesën për ngritjen e Komisionit të

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisionit të Posaçëm për të kryer një tjetër Reformë Zgjedhore.

Në dokumentin e dërguar në Parlament, PD thotë se ka konstatuar pesë tipologji shkeljesh të rënda që minuan procesin demokratik të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

1. Shitblerja masive e votës, e realizuar nga bashkëpunimi i kandidatëve të mazhorancës me elemente të krimit të organizuar

2. Shkrirja e shtetit dhe Partisë në pushtet në një të vetëm

3. Vjedhja dhe përdorimi i paligjshëm i të dhënave personale dhe sensitive

4. Ndalimi antikushtetues i të drejtës së emigrantë për të marrë pjesë në zgjedhje, veçanërisht atyre që jetojnë në Republikën e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

5. Ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, që sollën heqjen e koalicioneve dhe një format flete votimi, që prodhoi 83 mijë fletë votimi të pavlefshme.

PD thotë se këto problematika dhe rekomandime përkatëse, por edhe të tjera të adresuara në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR meritojnë një trajtim të veçantë nga Kuvendi, në mënyrë që të adresohen nëpërmjet nismave ligjore.

“Në funksion të këtij qëllimi, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka aktivizuar edhe një mekanizëm tjetër parlamentar, që ka të bëjë me ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit 2021, një prej detyrave kryesore të të cilit është edhe vlerësimi i nevojë për miratimin, korrigjimin apo ndryshimin e akteve ligjore. Puna e këtyre dy komisioneve duhet parë si komplementare, me qëllim garantimin për qytetarët të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, thuhet në kërkesën e PD.

Për të realizuar reformën zgjedhore, Partia Demokratike ka propozuar edhe disa ndryshime kushtetuese, ku kërkon rikthimin e koalicioneve partiake, duke zhbërë ndryshimet kushtetuese të miratuara më 30 korrik mes PS dhe opozitës parlamentare të atëhershme.

https://a2news.com/2021/10/19/nga-rikthimi-i-komunave-dhe-koalicioneve-te-vetingu-i-politikaneve-publikohen-ndryshimet-kushtetuese-qe-propozon-pd/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani