Projektbuxheti 2022, ekspertë të ekonomisë: As social e as ndryshe nga buxhetet e mëhershëm

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 19:19

Projektbuxheti 2022, ekspertë të ekonomisë: As social e as ndryshe nga buxhetet e mëhershëm

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 19:19

As social e as ndryshe nga buxhetet e mëhershëm. Kështu pohojnë ekspertë të ekonomisë lidhur me propozimin e qeverisë për buxhetin e vitit të ardhshëm, dokument i cili është ende në fazë konsultimesh.

Teksa pranon që projektbuxheti përmban elementë të një mburoje sociale, diktuar nga kriza e rritjes së çmimeve dhe energjisë, studiuesi i ekonomisë, Eduart Gjokutaj vlerëson se shumë zëra shpenzimesh e kthejnë paketën fiskale në hapa pas.

Sipas relacionit, që shoqëron projektbuxhetin qeveria parashikon 4.4 miliardë euro të ardhura dhe rreth 5.2 miliardë euro shpenzimet, ndërsa deficiti buxhetor përllogaritet në mbi 800 milionë euro.

Për ekspertin e ekonomisë, Ilir Ciko duhet parë kujdes binomi, të ardhura–shpenzime e mbi të gjitha mënyra se si do harxhohen paratë publike.

Një tjetër shqetësim që ngrihet nga ekspertë të ekonomisë lidhet me mekanizmat që duhen ndërmarrë me qëllim që borxhi publik të mbetet në nivele të kontrollueshme.