Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Prokuroria e Krujës nis hetimin për helmimin e banorëve

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 11:30 | Aktualitet
Prokuroria e Krujës nis hetimin për helmimin e banorëve

Prokuroria e Krujës ka nisur hetimin pas helmimit të rreth 370 qytetarëve të Krujës të cilët kanë marrë mjekimin në spital. Sipas organit të akuzës, hetimet në lidhje me këtë ngjarje kanë nisur për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave.

Hetimet janë duke u kryer në drejtim të zbulimit të shkaqeve që kanë çuar në helmimin e banorëve, si dhe individualizimin e përgjegjësive penale për personat përgjegjës.

Për këtë qëllim, është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjekoligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve.

Janë duke u kryer hetime në drejtim të analizave fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me këtë ngjarje.

Rreth 370 qytetarë u paraqitën në spitalin e Krujës me simptoma të njëjta helmimi, një pjesë e tyre, pasi u mjekuan u larguan, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në spital. Mes të helmuarve kishte edhe adoleshentë dhe fëmijë.

Për këtë ngjarje, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili e konsideroi një kërcënim serioz për jetën njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare dhe kërkoi zbardhjen e menjëhershme.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, një ditë më parë vizitoi spitalin e Krujës dhe tha se të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo njoftoi gjithashtu se hetimi po kryhet në të gjitha pistat.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli