Sassuolo i bën “gjëmën” Juventusit, fitojnë Inter e Roma

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 22:52
Maxime Lopez goal 941x579

Sassuolo i bën “gjëmën” Juventusit, fitojnë Inter e Roma

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 22:52

Juventusi ka bërë një hap fals në shtëpi në javën e 10 të kampionatit të Serie A, ku është mundur nga Sassuolo me rezultatin 2-1.

Bardhezinjtë kishin një seri rezultatesh pozitive në Champions dhe kampionat që tashmë u thye brenda në Torino.

Miqtë kaluan të parët në avantazh Frattezi me minutën e 43. Vendasit barazuan në pjesën e dytë dhe kur pritej të merrnin më shumë nga ky takim ata lanë shumë hapësira pas duke i krijuar Sassuolos mundësinë të rrëmbenin 3 pikë në minutën e 95 me Maxime Lopez.

Në ndeshjet e tjera të kësaj mesjave në Serie A, Roma fitoi në transfertë ndaj Cagliarit 1-2, Interi po ashtu mundi Empolin 0-2, Lazio fitoi në shtëpi ndaj Fiorentinës 1-0.