Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Shkallët drejt parajsës”, mrekullia e tarracave antike të Kinës

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 09:12 | Lifestyle

Në malet e Kinës Jugperëndimore, gjenden tarracat e orizit Honghe Hani që shtrihen në më shumë se 160 km katrorë, dhe krijojnë një nga peizazhet më spektakolare në Tokë. Tarracat e ngjashme me shkallë u ndërtuan 1200 vjet më parë nga komuniteti Hani - një nga 55 minoritetet etnike të njohura zyrtarisht në Kinë.

"Që nga kohërat e lashta, popullsia Hani ka ndërtuar kanale për të devijuar ujin e burimeve nga malet apo pyjet, për të ujitur fushat”, tha për BBC A Xiaoying, një udhërrëfyes vendas. Tarracat e orizit janë një shembull frymëzues i një komuniteti të tërë që punon në mënyrë simbiotike me natyrën, duke krijuar kështu një ekosistem unik prej “katër elementesh” – pyje, fshatra, tarraca dhe sisteme ujore.

Tarracat asimetrike, me mure anësorë të errëta prej balte të ngjeshur, duken si një vepër e vërtetë arti. Në dimër dhe në pranverë, tarracat mbushen me ujë dhe pasqyrojnë qiellin, ndaj jo më kot iluzioni që formohet i bën të duken si shkallë që të ngjisin në parajsë.

Edhe më mbresëlënës, është fakti se tarracat janë gdhendur me dorë, duke u përkujdesur për çdo detaj. Kjo vepër arti gjigante inxhinierike, mbeti e fshehur nga pjesa tjetër e botës për shekuj me radhë. Askush nuk i kushtoi shumë vëmendje, deri në vitet 2000, kur me shtimin e rrugëve të reja me asfalt, autoritetet lokale i bën të njohura dhe ftuan vizitorë nga kudo, derisa edhe u bënë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli