Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Skemat e subvencionit në blegtori, Gojart Smaja: Ne vijojmë importojmë qumësht nga rajoni

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 22:22 | Ekonomi
Skemat e subvencionit në blegtori, Gojart Smaja: Ne vijojmë

Konsulenti i zhvillimit Gojart Smaja tregoi disa nga arsyet se përse blegtori shqiptar e ka të pamundur të konkurrojë me homologët e rajonit, të cilët sipas tij kanë një mbështetje shumë domethënëse nga shteti.

Smaja solli në vëmendje skemën e subvencionit të fermerëve dhe blegtorëve në Kosovë dhe sipas tij ajo nuk krahasohet fare me atë shqiptare.

“Në rastin e Kosovës ata ofrojnë 85 euro për çdo krerë lopë, 20 euro për çdo dele, 150 euro për hektar për sipërfaqe të mbjella me grurë, 1000 euro për hektar për vreshtat ekzistuese, 400 euro për hektar për pemishte ekzistuese. Disa subvencione strukturore mund ta ndihmojnë shumë bujqësinë shqiptare. Te blegtoria, një zë që ka një vend shumë të madh në shpenzime janë kostot për bazën ushqimore. Sipas të dhënave kostot për bazën ushqimore na del që misri që ka qenë me 25 lekë për kg sot e kemi me 38 lekë. Ndërkohë që flasim pritet të rriten më tej çmimet për shkak të kërkesës. Ne jo vetëm që nuk jemi konkurrent me rajonin, por ne jemi defiçitarë duke e çuar sasinë e importeve që ne marrim lëndë të parë qumësht gati në 70%. Ne importojmë produkte nga Maqedonia, Kosova e Serbia”, deklaroi Smaja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë