Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Të ndërrosh poçin me dron

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 11:24 | Kapur në kamera

Një video vërtet argëtuese, e përhapur me shpejtësi në rrjet, tregon momentin kur një person arrin të ndërrojë poçin e abazhurit duke përdorur një dron. E gjithë skena u regjistrua në kamera dhe u publikua fillimisht në llogarinë në Instagram të një prodhuesi kamerash, Insta360. Kamera e vogël u ngjit në pjesën e pasme të dronit që komandohet me kujdes brenda një dhome të vogël, teksa manovron për të vendosur poçin në vendin e duhur. Më pas, droni rrotullohet për të vidhosur poçin që ndizet dhe punon për bukuri. Video është parë më shumë se 1 milion herë në TikTok.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani