Uji i pijshëm në Krujë me amoniak, ISHP: Prisni rezultatet tona

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 12:42
HELMIMI NE KRUJE frame 1278 1024x576

Uji i pijshëm në Krujë me amoniak, ISHP: Prisni rezultatet tona

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 12:42

Bashkia e Krujës ka përpiluar një raport pas helmimit të afro 500 qytetarëve gjatë ditëve të fundit.

Raporti thekson se dyshohet që uji të ketë pasur norma të larta amoniaku, si pasojë e reshjeve të shiut, por pa dhënë detaje mbi normat reale të amoniakut.

Po në raport pohohet se do të ketë analiza të tjera specifike për të rifilluar furnizimin me ujë për banorët e Krujës, në bazë të të dhënave mikrobiologjike të cilat do të kontrollohen.

Nga Instituti i Shëndetit Publik, burime për A2 CNN, bëjnë me dije se mostrat e marra janë duke u analizuar dhe ende nuk ka një përgjigje për gjetjet. ISHP thotë se duhet të priten analizat e plota të ekspertëve të angazhuar, për të pasur një pasqyrë më të artë rreth shkaktarëve të helmimit të qytetarëve në Krujë.