Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vaksinimi i fëmijëve, Arban Domi: Të vaksinohen personat mbi 16 vjeç që kanë sëmundje të tjera

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 20:33 | Aktualitet
Vaksinimi i fëmijëve, Arban Domi: Të vaksinohen personat mbi 16

Drejtori i zhvillimit të vaksinave në kompaninë GeoVax, Arban Domi ishte i ftuar në emisionin Debat në A2 CNN ku komentoi dhe vendimin më të fundit të autoriteteve shëndetësore shqiptare për të ulur moshën e vaksinimit kundër koronavirusit deri në moshën 16 vjeç.

Sipas Domit, vaksinimi ka treguar se është efikas tek të gjitha moshat, por te miturit ai këshillon vaksinimin e atyre që kanë sëmundje seriozë apo të sistemit imunitar, pasi te të shëndetshmit janë vënë re komplikacione shumë të ulëta.

“Për çdo grupmoshë vaksinimi është i vlefshëm. Më vulnerabël janë moshat mbi 70 vjeç dhe ata me sëmundje shoqëruese. Për grupmoshat mbi 16 vjeç është e rekomandueshme që të bëhet për ata që kanë sëmundje serioze dhe sëmundje të sistemit imunitar dhe kjo duhet bërë pas një konsulte me mjekun pediatër që i ndjek. Një fëmijë i shëndetshëm, vërtetë që infektohet por komplikacionet janë shumë të ulëta dhe vdekjet dhe shtrimet në spital janë shumë të vogla. Këtë gjë duhet ta vendosë mjeku pediatë dhe jo thjeshtë për një vaksinim masiv pa pasur asnjë arsye”, tha Domi.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani