Vetëm për 50 raste, Kina zhvillon testime masive dhe izolon miliona banorë

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 16:44
MB KINA IZOLIMI frame 274 1024x576

Vetëm për 50 raste, Kina zhvillon testime masive dhe izolon miliona banorë

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 16:44

Kina vijon me metodën e saj efikase të luftimit të pandemisë koronavirus. Vetëm për 50 raste ditore, shifra më e lartë që prej 16 shtatorit, po zhvillon testime masive në qytetet përgjatë kufirit ndërkombëtar në veri perëndim të vendit. Gjithashtu ka vendosur në izolim miliona banorë.

Kina ka raportuar në 10 ditët e fundit rreth 250 raste të transmetimit lokal të Covid-19 dhe kjo shifër ka shqetësuar autoritetet shëndetësore. Shkak për këtë besohet të jetë numri i lartë i personave që vijnë nga shtetet e tjera.

Ndërkohë, Kina do të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore në Shkurt dhe qeveria kineze thotë se pandemia është sfidë kryesore për mbarëvajtjen e këtij eventi. Veçanërisht me kufizimet aktuale në fuqi lidhur me qarkullimin e njerëzve dhe për sektorin e turizmit dhe kateringut.