Zjarr në kabinat e plazhit në zonën Iliria në Durrës

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 17:05
zjarr2 1

Zjarr në kabinat e plazhit në zonën Iliria në Durrës

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 17:05

Shërbimet zjarrfikëse në Durrës kanë marrë një telefonatë këtë të mërkurë rreth orës 15:45 për zjarr në një kabinë në zonën Iliria në Durrës.

Bëhet e ditur se zjarri kishte nisur në kabinën e shtetasit D.H. dhe më pas është përhapur me shpejtësi dhe në kabina te tjera të pabanueshme.

Zjarrfikësit vunë në kontroll flakët, ndërsa për fat të mirë nuk pati persona të lënduar, vetëm dëme materiale.