Zyrtarizohet drejtori i ri i Tatimeve

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 16:23
ceno klosi 1024x576

Zyrtarizohet drejtori i ri i Tatimeve

Përditësuar më: 27/10/2021, ora 16:23

Nga sot, Ceno Klosi është zyrtarisht në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për emërimin e tij në krye të këtij institucioni, sot vendimi është botuar në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.

“Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në fletoren zyrtare.

Ceno Klosi u propozua në këtë post nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimi dhe vendimi u miratua në Këshillin e Ministrave më 22 tetor.

Klosi ka punuar si drejtor ekonomik pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe së fundmi ishte drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.