21 komuna në balotazh, KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 14:39
MB REZULTATI I ZGJEDHJEVE frame 1166 1024x576

21 komuna në balotazh, KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 14:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale.

Në bazë të tyre, 21 komuna shkojnë në balotazh, i cili duhet të mbahet 4 javë pas raundit të parë. Vlen të theksohet se me shumë interes do të shihet gara për Prishtinën dhe Prizrenin, që konsiderohen bastione të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nuk ka fituar ende asnjë komunë.

Sipas rezultatit, Lista Serbe fitoi 9 komuna në raundin e parë, Partia Demokratike e Kosovës 4, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës morën nga 2 komuna.

Shpallja e rezultatit përfundimtar për 17 komuna erdhi pas konfirmimit të marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, që shqyrtuan të gjitha ankesat.