Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Angazhimi i SHBA në Ballkanin Perëndimor, Escobar: BE të hapë negociatat me Shqipërinë dhe RMV

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 19:25 | Aktualitet
Angazhimi i SHBA në Ballkanin Perëndimor, Escobar: BE të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje Bashkimit Europian që të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, tha se nisja e bisedimeve duhet të bëhet para përfundimit të këtij viti.

Deklarata erdhi gjatë dëshmisë në nënkomitetin e Dhomës së Përfaqësuesve për Europë, Energji dhe Ambient. Escobar nënvizoi se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka dyfishuar përkushtimin për të punuar me aleatë dhe partner që Ballkani Perëndimor të përparojë në rrugën europiane.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit thotë se kjo është një shtysë për kryerjen e reformave dhe forcim i rezistencës ndaj ndikimit rus dhe kinez në derën e Europës.

Gjatë dëshmisë, përmendi edhe rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar se zgjidhja ideale do të ishte njohja reciproke.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani