Barcelona emëron trajnerin e ri të përkohshëm

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 17:12
barauho trajneri i ri i barcelones 1024x576

Barcelona emëron trajnerin e ri të përkohshëm

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 17:12

Me anë të një deklarate për mediat, Barcelona ka bërë të ditur se Sergi Barjuan do të marrë drejtimin e përkohshëm të skuadrës.

Ai do të prezantohet këtë pasdite nga presidenti Joan Laporta para seancës në Ciudad Deportiva, ndërsa ditën e nesërme do të dalë në një konferencë për shtyp para takimit me Alaves. Barjuan ishte trajner i skuadrës së dytë të Barcelonës.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, me shumë mundësi, Barjuan do të qëndrojë në pozicionin e trajnerit derisa aty të emërohet Xavi Hernandez, i cili më parë duhet të prishë kontratën me Al Sadd.