Basha-Ramës: Unë e bëj vetingun i pari, ti i dyti. Të mund, si në 2011-n. Ti krijo “trekëndëshin e Bermudës” me Berishën dhe Metën dhe qani hallin tuaj

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 13:38

Basha-Ramës: Unë e bëj vetingun i pari, ti i dyti. Të mund, si në 2011-n. Ti krijo “trekëndëshin e Bermudës” me Berishën dhe Metën dhe qani hallin tuaj

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 13:38

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i tha kryeministrit Edi Rama në replikë në Parlament, se do të jetë ai në krye të PD-së dhe jo Sali Berisha.

“Të gjithë e kuptojnë ku e ke hallin? Ke hall ti sa demokratë mbledh unë? Të ka marrë malli ty? Thuaje të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën? Shko dhe ti në foltore. Bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallin tuaj. Unë jam këtu për të qarë hallin e shqiptarëve, as tëndin, as të Sali Berishës, as të Ilir Metës. Dhe atyre që u vijnë mbrapa. Mua do të më kesh përballë, jo Sali Berishën. Mua që të munda në 2011-n. Unë nuk kam nevojë të të poshtëroj, sepse ti poshtëron veten, me fakte”, tha Basha.

“Koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund. Misioni im është të mos përsërisim gabimet dhe të mos bëjmë më kompromis me të keqen. Në fakt, e kam edhe unë pjesën time të fajit që je aty. Por pjesën më të vogël, sepse pjesën më të madhe e kanë dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës”.

Edhe një herë, kreu i opozitës i bëri thirrje socialistëve që të miratojnë nismën e demokratëve për vetingun në politikë. “Bëhu një herë ti burrë dhe voto vetingun e politikanëve. E bëj unë i pari vetingun, beje ti i dyti”, i tha Basha Ramës gjatë replikave në Kuvend.