Basha: Tenderat mbi 1 milion euro i ndan ti, nën 1 milion ua lë të tjerëve. Babëzia për para ju ka zënë sytë

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 11:46
28 TETOR 2021 PARLAMENT frame 92846 1024x576

Basha: Tenderat mbi 1 milion euro i ndan ti, nën 1 milion ua lë të tjerëve. Babëzia për para ju ka zënë sytë

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 11:46

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama se ka krijuar një skemë të ndarjes së parave të buxhetit, me të cilën mban në këmbë qeverinë e tij.

“Tarifat e tenderave mbi 1 milion euro i ndan ti, nën 1 milion euro ua ndan këtyre të tjerëve. Ty nuk të pëlqejnë tenderat për projekte të financuar nga BE-ja, se aty nuk e vendos dot ti tarifën. Merri letrat e tenderave, ndoshta i ka djegur “Tigri”, por aty shikon se nuk ka konkurrencë, se i ke përcaktuar ti”, tha Basha.

“Babëzia për para ju ka zënë sytë. Kjo babëzi nuk iu pengoi që të ngrinin kullën 50 kate me bosët e kokainës. Ndoshta ta thotë drejtori i ri se kush bos kokaine ka blerë shtëpi te kulla më e madhe në kryeqytet”, shtoi kreu i opozitës.

Ai quajti katastrofë administrimin e qytetit të Tiranës e më pas Shqipërisë, nga ana e Ramës. “Se çfarë katastrofe ka qenë keqadministrimi dhe korrupsioni me rindërtimin dhe pandeminë, shqiptarët e njohin me lëkurën e tyre. Pavarësisht se janë harxhuar më shumë para për reklama e propaganda, faktet nuk shlyhen dot, sepse janë aty në mëngjes, sepse njerëzit zgjohen në çadra, apo në shtëpitë e të afërmve apo me qira pa bonus. Në kombinat, hajdutët e fatkeqësisë kanë bërë gati planin që aty ku do të shpronësohet toka për të bërë pallat për personat e mbetur të pastrehë nga tërmeti, të ndërtojnë për të pastruar paratë e pista dhe bankën tjetër më të madhe të këtij regjimi, paratë e drogës”, tha Basha.

“Gropën e Hadin Sejdisë e mbylla unë, ndoshta ty të pëlqente era që vinte aty. Edhe në kohë pandemie, me tendera sekret, vodhët paratë që duhet të shkonin për gjërat më bazike. Sa të ka shkuar numri i vdekjeve sot, nga mesatarja e para tre viteve. E ke lexuar raportin e FMN kur haje hallvë në Egjipt? Që të thotë se ke numrin më të lartë të vdekjeve”.