Debati në parlament, Shehu: Transferimi i problemeve të PD në Kuvend, gabim politik, nuk mund të barazosh Ramën me Berishën

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 07:32
tritan shehuuuu 1024x576

Debati në parlament, Shehu: Transferimi i problemeve të PD në Kuvend, gabim politik, nuk mund të barazosh Ramën me Berishën

Përditësuar më: 29/10/2021, ora 07:32

“Alternativa e vetme është ringjallja e PD, vendosja e saj në shinat e opozitarizmit. Alternativa jetike është kjo që po ndodh sot. Njerëzit kanë filluar të dialogojnë edhe me energji dhe pasion. PD po del nga ajo situatë që ishte. Kjo po ndodh jashtë institucioneve të PD dhe duhet formalizuar”.

Kështu e komentoi në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN Tritan Shehu “Foltoren” e Sali Berishës, duke theksuar se ka vetëm një opsion, i cili sipas tij është Kongresi i Partisë Demokratike.

Teksa komentoi debatin e së enjtes në seancën parlamentare, Shehu e quajti gabim transferimin e problemeve të PD në kuvend.

“Me të drejtë, demokratët u ofenduan, pasi është jo realiste të barazosh Ramën me Berishën. Unë e konsideroj të papërshtatshme të përdorësh foltoren e parlamentit për problemet e partisë. Mua nuk më pëlqeu ai debat aty, ne kemi hapësirat tona për të debatuar. Parlamenti ka të tjera funksione, të tjerë element. Më ngjalli keqardhje kur pash atë skenë”, u shpreh Tritan Shehu.