Dinamo-Kukësi, dueli i parë në elitë vlen për titullin

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 16:37
skenderbeu dinamo 1024x576

Dinamo-Kukësi, dueli i parë në elitë vlen për titullin

Përditësuar më: 28/10/2021, ora 16:37

Dinamo dhe Kukësi do të luajnë ndeshjen e parë në histori, në elitën e futbollit shqiptar. Kur blutë ranë në nivelet e ulëta të futbollit, veri-lindorët u ngjitën për të qenë protagonistë. Në këtë sezon, të dyja skuadrat synojnë të rivalizojnë për titullin, por dueli i kësaj të premteje në Arenën Kombëtare duhet fituar për të mos humbur terren edhe nga Tirana kryesuese.

“Dinamo është një skuadër me traditë, edhe pse është kthyer vetëm këtë vit në elitë. Nuk duhet të harrojmë që kanë një ekip të mirë dhe që pretendon titullin. Por, aktualisht, rivalët tanë janë nën presion për të fituar. Kukësi në anën tjetër, nuk ka thjesht presionin e 3 pikëve. Ne jemi të detyruar që të fitojmë, për mentalitetin dhe objektivat që kemi. Jemi në një moment ku nuk ka më alibi. Duhet të bëjmë mirë dhe të kemi rezultate pozitive”, u shpreh Longo, trajner i Kukësit.

Të shtunën në Shkodër luhet edhe klasikja e futbollit shqiptar, ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës. Java e shtatë e Superiores mbyllet të dielën me ndeshjen Teuta-Kastrioti, sërish në “Loro Boriçi” dhe sfidën ku Partizani pret Egnatian, me synimin që të regjistrojë fitoren e parë sezonale.